Ka vdekur edhe një pacient i infektuar me koronavirus në Kosovë, .
” Sot, në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive, ka ndërruar jetë pacienti 71 vjeçar nga komuna e Prizrenit, i pranuar me 05.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese”, njofton SHKSUK.
Njoftimi i plotë:
Në klinikën Infektive në QKUK, sot me 13.06.2020, janë të hospitalizuar 32 raste me Covid-19.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon;
18 raste janë në gjendje stabile.
12 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive.
Sot, në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive, ka ndërruar jetë pacienti 71 vjeçar nga komuna e Prizrenit, i pranuar me 05.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.