Edhe një person ka humbur jetën si pasojë e virusit COVID-19.
Pacienti ishte i shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë në Prishtinë, e vdekjen e tij e ka konfirmuar i pari i komunë së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Lladrovci tha se kjo është një nga ditët më të rënda që nga shfaqja e pandemisë për komunën e tij teksa ka ngushëlluar familjen Bytyqi,
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit,
Sot, është një nga ditët më të rënda që prej shfaqjes së pandemisë në komunën tonë.
Për fat të keq, nga Klinika e Pulmologjisë në Prishtinë, jemi njoftuar se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me covid-19.
Ky është rasti i parë që nga fillimi i pandemisë dhe më i rëndi për ne.
Familjes Bytyqi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta duke bashkëndjerë dhimbjen për humbjen e anëtarës se dashur të familjes.
Shpresojmë që ky të jetë rasti i fundit që përfundoi me fatalitet.
Të prekurve nga virusi covid-19, ju uroj shërim të shpejtë.
Respektoni masat dhe rekomandimet e IKSHP-së.
Mbani maskat, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, mbroni familjet Tuaja dhe shëndetin publik!