Sot në mëngjes ka vdekur edhe një person i prekur me virusin korona.
IndeksOnline nga burimet brenda QKUK-së ka mësuar se personi i vdekur është një 63 vjeçar nga Podujeva.
Viktima kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese, mirëpo deri para një jave gjendja e tij ishte stabile.
Ai në Klinikën Infektive ishte shtrirë me 6 korrik.
Me këtë rast, numri i të vdekurve në Kosovë ka shkuar në 103./