Oda e Mjekëve të Kosovës ka konfirmuar se mjeku Zenel Kabashi, i cili u nda sot nga jeta, ishte i infektuar me koronavirus.
Vdekjen e doktor Kabashit OMK e ka cilësuar si humbje të madhe për shëndetësinë e Kosovës.
“Sot më datë 25 nëntor 2020 është ndarë nga jeta anëtari i OMK-së, Prof Dr Zenel Kabashi si pasojë e infektimit nga virusi Covid-19”, thuhet në njoftim.
Tutje nga OMK, kanë thënë se vdekja e tij është një humbje e madhe për shëndetësinë.
I ndjeri Prof. Kabashi ka kontribuar në ngritjen e kapaciteteve në fushën e mjekësisë, sidomos në lëminë e mjekësisë interne dhe gastroenterologjisë, meqë ai ishte edhe Profesor pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.