Ka vdekur në moshën 78 vjeçar ish-senatori dhe prokurori zvicëran, Dick Mart. I zgjedhur në Senatin Zviceran në vitin 1995, ai ishte anëtar i Partisë Radikale të qendrës së djathtë. Ai dha dorëheqjen në vitin 2011.
Në vitin 2010 ai publikoi një raport mbi trafikimin e dyshuar të organeve në Kosovë, në të cilin implikonte anëtarë të rangut të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në vitin 2010, Marty shkroi një raport për Këshillin e Evropës, duke pretenduar se UÇK-ja kishte kryer krime të rënda, përfshirë trafikimin e organeve, raport mbi bazën e të cilit u hap edhe nje hetim kundër Hashim Thaçit.
Ish-prokurori zviceran, i cili shërbeu edhe si anëtar i Këshillit të Evropës deklaroi i habitur se shërbimet speciale në serbi kishin paguar para, për ekzekutimin e tij.