Vdes burri që u la në mes të sheshit në Mitrovicë, dyshohej që e kishte Covid-19

H.H nga Plluzhina e Skënderajt kishte qëndruar në Shtëpinë e të Moshuarve në këtë Komunë, e më pas ishte dërguar në përkujdesje të Qendrës për Punë Sociale në Mitrovicë.

href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>

Por, nga këto dy institucione nuk pati komunikim, dhe burri mbeti duke lënguar në mes të sheshit të Mitrovicës.

I njëjti mësohet se ka vdekur para disa ditësh në Spitalin Regjional të Mitrovicës, ku ishte dërguar për trajtim.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar QPS e Mitrovicës dhe Policia e Kosovës.

“Me datë 22.07.2020 nga Drejtori i Spitalit Rajonal në Mitrovicë z. Enis Istrefi përmes telefoni jemi njoftuar si QPS-së në Mitrovicë se, i moshuari H.H në po të nijetin Spital ka ndërruar jetë, kurse me këtë rast ne si QPS e kemi informuar, Bashkësia Islame në Mitrovicë, DPSF, institucionet komunale dhe të afërmit e tij, për çka këta të fundit sipas informacioneve që kemi, i kanë kryer ceremonitë mortore në raport me të ndjerin”, kanë thënë QPS për “Jepi zë”.

Policia kanë bërë të ditur se personi në fjalë u varros në varrezat e qytetit në Shipol.

“Personi në fjalë ka vdekur javën e kaluar dhe është varrosur në varrezat e Shipolit”, kanë thënë Policia për “Jepi zë”.

Ndërkohë, Komuna e Skënderajt nuk ka dhënë shumë detaje konkrete, ani pse u pyet për vdekjen e këtij burri. Ata thanë vetëm se nuk kanë marrë informacione nga institucionet e Mitrovicës.

“Nga data 10.07.2020 për klientin në fjalë, banor i përhershëm i Mitrovicës, nën përkujdesjen e Qendrës për Punë Sociale në Mitrovicë dhe menaxherit të rastit- punëtorit social, SHPMPF në Skenderaj nuk ka marrë asnjë informacion zyrtar nga Qendra për Punë Sociale në Mitrovicë, Spitali Regjional- Mitrovicë apo nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike”, thonë Komuna e Skënderajt.

Sidoqoftë, “Jepi zë” ka raportuar e para për trajtimin jodinjitoz të këtij të moshuari, i cili dyshohej se ishte i infektuar me COVID-19