Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, Leon Spinks, ka vdekur në moshën 67-vjeçare.
Amerikani ka arritur famë me fitoren ndaj Muhammad Alis në vitin 1978, në vetëm meçin e tetë profesionist të tij.
Ai ka pasur probleme të shumta shëndetësore në vitet e fundit dhe ishte diagnostikuar me kancer të prostatës në vitin 2019.
“Luftën e tij të fundit e luftoi me shkathtësi, hirësi dhe vullnet me të cilin luftoi gjatë gjithë jetës”, thuhet në komunikatë të kompanisë së tij promovuese.
Ish-marinsi amerikan thuhet se ka vdekur të premten mbrëma në Henderson të Nevadas, ndërsa bashkëshortja e tij Brenda Glur Spinks ishte përkrah tij.
Spinks në karrierën e tij në profesionizëm shënoi 26 fitore, pësoi 17 humbje dhe barazoi tri herë.
Në një prej befasive të tij më të mëdha, ai mposhti me pikë pas 15 raundeve lergjendën Muhammad Ali në shkurt të vitit 1978. Në meçin e radhës në shtator të po atij viti, Spinks ishte mposhtur nga Ali me vendim unanim pas 15 raundeve.