Që nga 12 tetori, nuk dihet asgjë për fatin e një 23- vjeçari nga Komuna e Lipjanit.
Shqipdon Aliu, nga Gadimja e Lipjanit, doli nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, derisa familjarët dhe policia janë në kërkim të tij.
Por në këtë familje ka ndodhur edhe një e keqe tjetër, transmeton Indeksonline.
Mësohet se sot gjatë ditës, babai i djalit të zhdukur ka ndërruar jëtë.
Ndërsa për 23 vjeçarin ende nuk dihet asgjë./