Vdes babai i nënkryetares së Komunës së Klinës

Nënkryetarja e Komunës së Klinës, përmes një postimi në rrjetin social FB ka njoftuar se ka humbur njeriun më të shtrenjtë, babain.

Ajo me fjalë prekēse ka dhênë këtë lajm.

Ky është postimi i saj:

Pusho në parajsë babë!🙏

BABË, ike e na le të pikëlluar, do të na mungojë dashuria jote, zëri yt e fjalët e tua.
Ne kemi me çfarë të krenohemi, si baba e gjysh i mirë, i barabartë për të gjithë, njeri i drejtë e besnik, njeri që fjalën e besën e kishte mbi jetën. Vështirë të gjesh fjalët e duhura për prindin, por fjalët me të mëdha për ty do t’i thonë fëmijët tanë, sepse edhe ata të njohen, dëgjuan me vëmendje tregimet e ndodhitë tua të një jete të vështirë (se ti ua tregoje me një humor të hollë sa që ata harronin sa e rëndë ishte jeta e një jetimi, tregimet e ndodhitë tua para tyre tingëllonin si aventura, sepse ti nuk ngarkoje zemrat e tyre me ligësi e urrejtje). Ndoshta vuajtjet dhe vështirësitë në fëmijëri të bënë aq të fortë e të pathyeshëm. Nipat, mbesat e të gjithë ne të admiruam, sepse në ty nën atë cipë të hollë vrazhdësie njohëm dashurinë dhe mirësinë tënde të pakufishme, të barabartë për të gjithë. BABË, ti je në zemrat tona, aty do të mbetesh gjithmonë, dashuria dhe mbështetja jote do të na mungoj.

Lum ata që respektojnë drejtësinë, që bëjnë drejtësi në çdo kohë!
Psalmi 106: 3