Ditë më parë në Fushë Kosovë një person u godit nga vetura, i cili mori lëndime të rënda trupore, i njëjti gjatë ditës së sotme ka vdekur.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, grupi i tifozëve “Plisat” kanë njoftuar se personi i goditur nga makina ishte anëtari i këtij grupi Genc Gara, i cili ka vdekur pak orë më parë.
“Pas një beteje disa ditore për jetë, sot Plisat, Prishtina dhe kombëtarja jonë, do të kenë një anëtar më pak.Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se Genc Gara pak orë më parë ka ndërruar jetë. Ditë më parë Genci u godit nga një makinë në Fushë Kosovë. Për varrimin e të ndjerit do t’ju njoftojmë me kohë. Ngushëllime familjes, miqve dhe Plisave!”, thuhet në njoftimin e tyre
kë80