Vdes aktori kosovar Lulzim Rexha

Ka vdekur në moshë të re aktori kosovar, Lulzim Rexha. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte për trajtim në një klinikë në Gjermani.

Rexha për shumë vite ishte pjesë e projekteve të ndryshme filmike, teatrale por edhe aktivitete të ndryshme publike. Ai po ashtu ka qenë pjesë e projekteve teatrale, ku ka luajtur role të ndryshme nëpër shfaqje të cilat janë prezantuar në Kosovë, rajon, Evropë e madje edhe SHBA.