Një 72 vjeçar është gjetur pa shenja jete në një motel në Gjilan, ku gruaja me të cilën ishte ai është larguar nga vendi i ngjarjes,
Mësohet se i moshuari ishte i rrethinës së Gjilanit.
Ky rast është përfshirë edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.