Një person 63 vjeçar ka vdekur në rrethana të dyshimta në Gjakovë pasi kishe marrë një injeksion gjatë ditës së sotme.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i policisë në rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili ka thënë se familjarët kanë raportuar në polici pasi viktima kishte marrë një injeksion në spitalin rajonal të Gjakovës.
Sipas tij, familjarët e viktimës kanë shprehur dyshim për keqtrajtim mjekësor.
“Rreth orës 13 e 20 familjarët kanë njoftuar për vdekjen e një personi mashkull i moshës 63 vjeçare. Sipas familjarëve, ai ka qenë paraprakisht në spitalin rajonal dhe ka marrë një injeksion dhe pak kohë më pas ka vdekur. Familjarët kanë dyshime për keqtrajtim mjekësor”, ka thënë Graishta për Gazetën Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson së me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për autopsi në institutin e mjekësisë ligjore ndërsa policia ka iniciuar rastin si ‘vdekje e dyshimtë’.