Ka vdekur një person në orët e para të së dielës, pasi u godit nga një veturë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Ai u aksidentua dje rreth orës 17:00 dhe më pas u dërgua në QKUK, mirëpo nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve të marra.
“ Sot rreth orës 03:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë këmbësori A. J. 28 vjeç. Bëhet fjalë për këmbësorin cili u aksidentua me datën 31 dhjetor 2022, rreth orës 17:00, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë”, ka thënë Zëdhënënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti