Kreshnik Cermjani, 36-vjeçar nga Kosova, ka vdekur si pasojë e një aksidenti me një SUV, derisa ishte me motoçikletë me gruan e tij, Ermirën, në Calgary të Kanadasë
Ndërkaq, kjo e fundit është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe aktualisht është duke u trajtuar në spital.
https://globalnews.ca/video/rd/9f47bdaa-dc64-11eb-af9a-0242ac110007/?jwsource=cl
Mediat kanadeze raportojnë se çifti po ktheheshin nga darka për në shtëpi.
Çifti kishte tre fëmijë të moshave 11, 14 dhe 16-vjeçare.
Vëllai i tij, Debatik Cermjani, po qëndronte me nipat dhe mbesën e tij, kur mori vesh lajmin e kobshëm.
“Ai (djali i madh) ishte mjaft i afërt me babain. Ai pyeste se kush do të kujdeset për ne? Ai bëri gjithçka për ne”, deklaroi ai, teksa po fliste për nipin e tij.
Dy vëllezërit punonin në Kanada si bojaxhi. Që të dy dolën në Calgary të Kanadasë 15 vite më parë nga Kosova, për një jetë më të mirë.
“Niku (Kreshniku) ishte një njeri energjetik dhe punëtor i madh”, deklaroi Ilir Kuqi, president i Shoqatës së Shqiptarëve në Kanada.
“Çdokush në komunitet e donte Nikun. Niku ishte një djalë i mirë. Ai u ofronte mbështetje komunitetit kur kishin nevojë, ishte çdoherë i gatshëm të ndihmonte”, deklaroi tutje ai.
Vëllai i Cermjanit, i cili ka katër fëmijë, është zotuar se do t’i marrë në mbikëqyrje edhe tre fëmijët e të ndjerit.