Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Pejës, ku një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar,
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një revole me 15 fishekë dhe një gëzhojë e armës së zjarrit.
Është gjetur pa shenja jete, në një shtëpi të pa banuar viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole me 15-fishekë dhe një gëzhojë e armës së zjarrit”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.