Një çift bashkëshortor ka ndërruar jetë në Bjeshkët e Junikut, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.
Bëhet fjalë për pronarin e kompanisë së ujit “Juniku”, Mic Tofaj së bashku me bashkëshorten e tij.
Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Pejë.
“Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banmimi në bjeshket e Junikut, Prokurori i Krimeve të Rënda është duke shkuar në vend të ngjarjes, njësitet relevante policore do bëjnë hetim rreth shkakut të vdekejs së tyre”, tha Nikçi për Pparacin.
Bëhet e ditur se dy trupat e pajetë do të dërgohen per autopsi në IML.