Dje pas njė sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë Tafil Beqiri, nga fshati Voinik i Skënderajt.
I ndjeri ka jetuar dhe vepruar ndër vite në Kroaci.
E pas vdekjes së tij kanë reaguar partnerët dhe kolegët e Kampit Glavotok në Kroaci, transmeton Klina.Info.
Partnerët e tij kanë çmuar kontributin dhe përkushtimin e të ndjerit, duke vlerësuar lartë angazhimin e tij.
Kampi Glavotok i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, shoqërisë dhe gjithë kolegëve për këtë humbje./Klina info/