Në vitin 2016 në QKUK kishte ndërruar jetë 36-vjeçarja Sabrie Fazliu.
Vdekja e saj është konsideruar e dyshimtë fillimisht nga familja e pastaj nga hetuesia.
Për këtë punë, para drejtësisë kanë dalë katër mjekë.
Vjosa Zejnullahu, Myzeine Muja, Bashkim Sheholli dhe Selman Demolli, janë katër mjekët që akuzohen për rastin e Sabrie Fazliut, e cila vdiq para 8 viteve gjatë trajtimit të saj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rasti po trajtohet nga Gjykata Themelore e Prishtinës, departamenti për Krime të Rënda.
Për këtë rast, prokurorja e rastit, në fjalën e saj, ka thënë se ka prova të mjaftueshme se në rastin e tashmë të ndjerës kemi të bëjmë për trajtim të pandrgjegjshëm mjekësor.
Edhe avokati i palës së dëmtuar ka argumentuar shkeljet sipas të cilit i kanë bërë katër mjekët në fjalë në trajtimin e tashmë së ndjerës.
Dyshimet e para për vdekjen e 36-vjeçares nga Prishtina tregojnë se asaj iu dha një dozë gjaku gabimisht.
E për rastin, policia kishte dorëzuar një kallëzim penal më 20.07.2016 ndaj katër mjekëve me dyshimin se ata nuk e kishin kryer punën ashtu siç duhet.
Tutje në një raport i Avokatit të Popullit të vitit 2018 është përmendur rasti i vdekjes së 36-vjeçares.
Avokati i Popullit në këtë raport kishte gjetur shkelje në trajtimin e rrethanave të vdekjes së 36-vjeçares, e cila ishte edukatore nga Prishtina.