Vazhdon vizita e Thaçit në QKUK te babai i sëmurë, shoqërohet nga forca të shumta policore

Ish-presidenti Hashim Thaçi sot erdhi në Kosovë për një vizitë te babai i tij i sëmurë.

Thaçi hyri më herët në Klinikën Interne dhe ende po vazhdon qëndrimin aty, ndërsa jashtë klinikës prezentë janë forcat policore.

Vizita e tij po zhvillohet në masa të rrepta sigurie, jo vetëm jashtë qendrës së QKUK-së por edhe brenda saj.

Në media është raportuar se Thaçi ka të drejtë të vizitoj babanë e tij vetëm brenda ditës së sotme.

Poashtu, si kusht e ka që brenda të jetë edhe policia edhe një përkthyes, që të dihet gjithçka çfarë bisedohet.