Edhe sot po vazhdon shitja e biletave për ndeshjen e KF Dukagjinit për ndeshjen ndaj EuropaFC, edhe transporti me autobus është siguruar, ka bërë të ditur përmes një postimi klubi klinas.
Ky është njoftimi i KF Dukagjinit:
Edhe sot ditë e martë po vazhdon shitja e biletave tek sheshi “Muje Krasniqi” nga mëngjesi e deri ne mbrëmje, njësoj do të vazhdoj edhe nesër. Siguroje edhe ti biletën, përkrahë klubin e qytetit. Gjithashtu ju njoftojmë që është siguruar edhe transporti me gjashtë autobus, nëse është nevojë ka edhe shtesë, varësisht kërkesave për ditën e ndeshjes ne Prishtinë.
Prandaj arsye për mungesë nuk ka. Ditën HSITORIKE, djemtë nuk janë vetëm, sepse HISTORIA shkruhet s’bashku.