Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka njoftuar se po vazhdon puna për rregullimin e urës për këmbësorë në fshatin Rastokë.
Ky është njoftimi i tij:
Bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Enver Berisha, kemi vizituar fshatin Rastokë, ku kemi parë nga afër punimet për rregullimin e urës për këmbësorë mbi lumin “Drini i Bardhë”, një kërkesë kjo e banorëve që tashmë po merr zgjidhje, duke rritur kështu edhe sigurinë për ta.
Punimet janë në fazën përfundimtare, ndërsa projekti është financuar nga buxheti komunal.