Në vazhdën e zgjedhjeve për kryetarë dhe anëtarë të këshillave të fshatrave, me sukses kanë përfunduar zgjedhjet edhe në bashkësinë e fshatrave Poterç i Epërm, Poterç i Poshtëm, Dugajevë dhe Drenoc.
Zgjedhjet janë mbajtur në shtëpinë e fshatit Poterç i Epërm, ku të pranishëm ishin komisioni komunal për zgjedhjen e këshillave lokale në përbërje të kuorumit të katër anëtarëve, me votim të hapur dhe me pajtimin e të gjithë banorëve pjesëmarrës, me shumicë votash të katër fshatrave. Kryetar u zgjodh z. Faruk Smajli, ndërsa nënkryetar, z. Fazli Rama, si dhe z.Faton Gojani, sekretar.
Përveç kryetarit të këshillit të fshatrave janë përzgjedhur edhe nënkryetari si dhe nëntë anëtarë të këshillit, në këtë përbërje:
Skender Daka, anëtar
Shaqir Fejza, anëtar
Vlora Tafili, anëtar
Lavdim Seferi, anëtar
Filip Gjonaj, anëtar dhe
Diana Daka, anëtare.
Komuna e Klinës, për hir të transparencës, do t’i publikojë në ueb-faqe të gjitha dokumentet të cilat lidhen me mbarëvajtjen e procesit.
Shumë shpejtë ky proces zgjedhor do të vazhdojë edhe në bashkësitë e tjera lokale, me gjithsej edhe 17 prej tyre.