Sot është dita e tretë e seancave gjyqësore ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.
Në dhomat e specializuara të Gjykatës së Hagës, seancat do të fillojnë në ora 09:00.
Proceis i sotëm do të vijojë me deklaratën hyrëse të mbrojtjes së Jakup Krasniqit.
I fundit që foli dje në Hagë ishte 10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi, i cili ndër të tjera përmendi masakrat e kryera nga Serbia, teksa shtoi se “kur të flasim për krime, të flasim për ato që kanë ndodhur vërtet”.