Kohëve të fundit në Kosovë janë shtuar raportimet e rasteve të parave të falsifikuara në nivel shqetësues.
Edhe gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 700 euro të falsifikuara në disa qytete të Kosovës.
Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë,pasi i njëjti në një lokal ka tentuar të këmbejë një kartëmonedhë prej 500 eurove, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
“Monedha e dyshuar është konfiskuar, ndërsa me venim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, bëri të ditur Policia.
Po ashtu në Suharekë një person ka raportuar se nga bankomati i bankës është detektuar një kartëmonedhë prej 100 eurove, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar dhe rasti është nën hetime.
Ndërkohë në Gjakovë një person ka raportuar se një mashkull kosovar ka deponuar një shumë parash, ku një prej kartëmonedhave prej 100 eurove dyshohet të jetë e falsifikuar.
Policia bëri të ditur se monedha e dyshuar është konfiskuar.