Reciprociteti për letërnjoftime me Serbinë po vazhdon edhe në orët e hershme të mëngjesit.
Në pikën kufitare në Merdare po lëshohen fletëdeklarimet për gjithë shtetasit serbë që po hynë në Kosovë.
Zyrtarë policorë në këtë pikë kufitare thanë për KosovaPress se deri të ketë një vendimmarrje politike, të njëjtit do të vazhdojnë t’i pajisin shtetasit serbë me fletë-deklarime për hyrje – dalje në territorin e Kosovës.
Aktualisht, në këtë pikë kufitare ka kolona të gjata veturash si në dalje, po ashtu edhe më hyrje të Kosovës, kryesisht mërgimtarë.
Kryeministri Albin Kurti, megjithëse është zotuar për shfuqizim të vendimit për reciprocitet, ai ka thënë se i njëjti do të shfuqizohet kur të largohen barrikadat në ver