Trepça ’89 ka arritur fitore të leht ndaj Dukagjinit me rezultat 3-0.
Armend Gashi në minutën e 18-të shënoi golin e parë në këtë takim, ndërsa Robert Rrahmani në minutën e 30-të, dyfishoi rezultatin e Trepçës ’89,
Golin e fundit për skuadrën nga Mitrovica e ka shënuar sulmuesi Christian Mba në minutën e 88-të.
Trepça ’89 po kalon një formë të mirë ku në tre ndeshjet e fundit kanë marrë dy fitore dhe një barazim, duke u ngjitur në vendin e pestë me 9 pikë të grumbulluara.
Në anën tjetër, Dukagjini thellohet edhe më shumë në krizë rezultatesh, ku nga tetë ndeshje të luajtura ka vetëm 2 pikë dhe ndodhet në vendin e fundit në tabel.