Që nga fillimi i muajit korrik, edhe në territorin e komunës së Klinës, ka filluar fushata e korrje- shirjeve.
Procesin e fushatës së korrje-shirjeve sot e ka përcjellë nga afër edhe drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Lorenc Marleku me bashkëpunëtorë të tij, të cilët janë njoftuar nga fermerë të shumtë me ecurinë e të mbjellave, rendimentet e grurit, problemet e vështirësitë me të cilët janë përballur ata në kultivimin e kësaj kulture bujqësore.
“Fermerët tanë i përgëzoj për punën dhe përkushtimin e tyre, që në këto kushte të vështira që po përballet vendi, duke përfshirë edhe dëmet e shkaktuara nga reshjet atmosferike si dhe vërshimet, ata nuk hezitojnë të punojnë. Drejtoria e Bujqësisë shumë shpejtë do të fillojë implementimin e projekteve të reja nga të cilët do të përfitojnë fermerët e Klinës.
“Uroj të ketë rendimente sa më të larta të prodhimit”, ka shtuar në fund drejtori Marleku.
Sipas drejtorit të Drejtorisë së Bujqësisë, z. Lorenc Marleku, këtë vit janë mbjellë rreth 4 mijë hektarë me grurë, ndërsa rendimentet janë të kënaqshme.