Vazhdon debati në Facebook mes Hotit dhe Haradinajt, për shuarjen e Task Forcës kundër korrupsionit

Po vazhdon debati në Facebook, mes kryeministrit, Avdullah Hoti dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit e kritikoi Hotin për shuarjen e Task Forcës kundër korrupsionit.

Tani, Hoti iu përgjigj Haradinajt, duke i thënë se puna e zyrtarëve që kanë qenë në kuadër të Task Forcës, në Policinë e Kosovës, vazhdon pa asnjë ndryshim në trajtimin e lëndëve të krimit dhe korrupsionit, sipas udhëzimeve të Prokurorisë Speciale,

“Të gjithë ata zyrtarë vazhdojnë të kryejnë obligimet e tyre ligjore sipas organizimit të brendshëm të Policisë së Kosovës pa asnjë ndërhyrje nga askush”, tha ai.

Të gjithë ata që kanë dyshime për këtë, Hoti i thotë që t’i përdorë të gjitha mjetet ligjore për të kërkuar mbikëqyrje dhe sqarime për punën e secilit. /