Është duke vazhduar aksioni i policisë e prokurorisë në Prizren në shtëpinë e mjekut popullor të njohur si Burdushi. Ky i fundit u arrestua sot nën dyshimet për mashtrim.
Ky aksion që ka nisur që nga mëngjesi, është bërë pasi që Hysri Peçani i njohur si po dyshohet se ka vazhduar që kundërligjshëm të ushtrojë veprimtarinë mjekësore ose farmaceutike, si dhe veprat tjera penale shmangie nga tatami, mashtrim dhe për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paaurorizuar të armëve.
Dy prokurorë po udhëheqin këtë aksion, derisa Express mëson se i njejti pritet të zgjatë edhe për gati dy orë.
Gjithashtu, mësohet se gjatë kohës kur ka shkuar policia në vend të ngjarjes, aty janë parë disa pacientë që ishin drejtuar te mjeku popullorë.
Policia e prokuroria gjatë kësaj bastisje ka siguruar prova të reja si dhe ka sekuestruar para e vetura.
Burdushi gjithashtu po hetohet për shantazh të një pacienti. I njejti është arrestuar nga policia e Kosovës, këtë e ka konfirmuar për Express avokati i tij, Asdren Hoxha.
Kujtojmë se Prokuroria Themelore e Prizrenit kishte ngritur aktakuzë ndaj Burdushit në nëntor të vitit të kaluar.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Burdushi akuzohet se nga data 20.06.2014 deri më 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër ose për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe me këtë rast të dëmtuarin.
Në këtë proces, merren vesh mes vete që i akuzuari Hysni Peqani – Burdushi, t’ia shërojë një anëtar të familjes që vuante nga depresioni, në kompensim të një shume prej 2 mijë eurosh, por që pas kalimit të një kohe pacienti nuk ka shfaqur shenja shërimi, dhe si rrjedhojë këtu i akuzuari Burdushi, të dëmtuarin e vë në lajthitje dhe mashtrim, duke i shkaktuar dëm material.
Me këtë, sipas aktakuzës, i njëjti ka kryer veprën penale të mashtrimit