Dy vendkalimet kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Merdar vazhdojnë të jenë më të ngarkuarat edhe mëngjesin e së premtes.
Bashkatdhetarët të cilët po shfrytëzojnë këto pika kufitare për dalje nga Kosova janë duke pritur deri në tri orë,
Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në ora 08:21 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat në dalje të Merdares arrijnë 2500 metra, kurse tek Dheu i Bardhë 200-250.
Vendkalimet tjera kufitare janë të qeta, ku dalja dhe hyrja në Kosovë mund të bëhet nga 3 deri në 5 minuta.
Të gjitha rrugët që shpien në pikat kufitare janë të kalueshme.