Po vazhdojnë edhe sot kërkimet për gjetjen e 26-vjeçarit, Arban Hisari, i cili është raportuar si i zhdukur që nga 24 dhjetori i vitit 2024,
26-vjeçari dyshohet se ka rënë në Lumin Drin, ndërsa kërimet për gjetjen e tij kishin filluar qysh nga 25 dhjetori, por dje ekipit i janë bashkëngjitur edhe njësitë përkatëse të FSK-së.
Operacioni i kërkim-shpëtimit ka përfunduar dje rreth orës 17:00 për shkak të errësirës dhe ka vazhduar sot në mëngjes, me të zbardhur dita.
Policia Rajonale e Prizrenit kanë bërë me dije se kërkimet sot kanë filluar në lumin “Drini I bardhë” duke filluar në afërsi të “Urës së shenjt” .
“Në oepracionin e kërkimit përveç sektorit Rajonal të Hetimeve të Prizrenit dhe patrullave Policore ngaj Gjakova, me kërkesë të policisë merr pjesë e FSK me ekipin e Kërkim Shpëtimit”, thuhet në njoftim.