Dhjetëra zjarre fushore janë regjistruar gjatë vikendit në territorin e Kosovës. Zjarrfikësit kanë intervenuar në disa prej tyre pasi që për ti mbuluar të gjitha ishte e pamundur,
Së fundi, policia ka njoftuar për pesë raste të shpërthimit të zjarreve:
Në fshatin Obranqë të Podujevës, një person ka raportuar se i janë djegur rreth 10 hektarë pronë bari i thatë. Zjarrin e kanë shuar banorët e fshatit dhe sipas ankuesit, një i dyshuar mashkull kosovar e ka ndezur zjarrin me qëllim. Rasti është duke u hetuar.Në fshatin Rogoqicë të Kamenicës, një ankues ka raportuar në polici se është përfshirë nga zjarri një pjesë e malit prej rreth 5 hektarësh. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit.Në Ferizaj një person ka raportuar se në rrethana deri më tani të panjohura i është djegur vetura e tij e cila ishte në garazhin e banesës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin.Në Samadrexhë të Suharekës, një person dyshohet se deri sa ka qenë duke punuar në arat e tij, ka bërë ndezjen e një zjarri për t’i djegur disa mbeturina dhe për një moment zjarri është përhapur duke djegur rreth 50 ari fushë si dhe një vresht e papunuar. Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rasti shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.Në fshatin Bubël të Malishevës, një person ka raportuar se është duke u djegur një pjesë e madhe e malit, pronë publike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit janë duke u munduar ta lokalizojnë zjarrin. Edhe ky rast vazhdon të hetohet.
Të shtunën zjarre kishte edhe në Drenas, Skenderaj, Suharekë, Prizren e qytete të tjera.