Vashat e Dukagjinit po shkelqejnë ne Estoni 30 prill, 2019 – Kombëtarja e Kosovës U16 në
konkurrencën e femrave ka realizuar fitoren e dytë në turneun zhvillimor të UEFA-s, që po mbahet në Estoni. Në keto gara po marrin pjesë edhe tri futbolliste të klubit të futbollit të Dukagjinit nga Klina. Argnesa Gashi , Njomza Osmani dhe Elma Kadriu Pas fitores kundër Letonisë, 2:0, vashat e drejtuara nga përzgjedhësi Kushtrim Munishi kanë pasur paraqitje të shkëlqyeshme në duel me ekipin nikoqir të këtij turneu, Estoninë, duke e mposhtur me rezultat 9:1. Kosova ndeshjen e fundit në kuadër të këtij turneu e zhvillon më 2 maj kundër Lihtenshtajnit dhe fitorja në këtë takim do t’ia siguronte pozitën e parë në këtë turne.Klina.info