Dje gjatë kryerjes së detyrës në fshatin Krushevë e Vogël të Klinës ka ndërruar jetë zjarrfikësi Sefadin Osmanaj. I njëjti dyshohet se vdiq si pasojë e sulmit kardiak.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 17:00 në varrezat e fshatit Trubuhoc. Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit.
E pamja mbahet në Vitomericë në rrugën “Antigona Dedushaj”.