Është varrosur Qamile Hoti nga fshati Jashanicë e komunës së Klinës, njofton Klan Kosova.
Qamilja ishte nëna e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Hotit, i cili vdiq dy ditë më parë e u varros ditën e djeshme.
Në ceremoninë e varrimit të nënës së ish-veprimtarit të çështjes kombëtare morrën pjesë familjarë e bashkëpunëtorë të familjes Hoti.
Nëna Qamile vdiq në moshën 81 vjeçare derisa u varros pranë të birit i cili ndërroi jetë të shtunën në moshën 60 vjeçare.