Është varrosur sot në Prishtinë ish-pjestari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Shalës dhe pjestari i Policisë së Kosovës, Fadil Syla.
Syla ka vdekur mbrëmje e djeshme nga një sulm në zemer teksa kishte dal për gjueti afër malit tek Liqeni i Badovcit.
Ekspertiza dhe mjekët kanë konstatuar se Syla ka ndërruar jetë nga një sulm në zemër.
Varrimi i tij në Zllatar është bërë në prani të shumë qytetarëve, kolegëve dhe miqëve të tij.
Në ceremonin e varrimit është lexuar edhe një telegram ngushëllimi që ka ardhur nga Haga, nga miqët e tij të akuzuar Rexhep Selimi dhe Sali Mustafa.
Në këtë telegram thuhet:
E nderuar Familja Syla, të nderuar miq të Fadilit
Na lejoni që të ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për bashkëluftetarin tonë Fadil Sylën, i cili gjatë gjatë gjithë jetës ka dhënë kontributë për vendin dhe lirinë e Kosovës.
Polici i Njësisë së Antiterrorizmit të Kosovës, Fadil Syla ishte gjetur pa shenja jete dje rreth orës 14:00, në rrugën që shpie nga Mati për te liqenin e Badovcit. Rasti ishte konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës