Iu është dhënë lamtumira e fundit Mirsada Ademaj dhe djalit të saj Dionit 5 vjeçar, të cilët humbën jetën tragjikisht gjatë vërshimeve në Pejë.
Të pranishëm në këtë ceremoni të varrimit ishin ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të nivelit lokal e shumë qytetarë.
Ndryshe, gjatë të shtunës në mbrëmje në qytetin e Pejës ka pasur vërshimet të mëdha, ku si pasojë e këtyre vërshimeve të vdekur kanë mbetur dy persona.