Në varrezat e Shtimes u është dhënë lamtumira e fundit katër anëtarëve të familjes Ramadani, të cilën humbën jetën tragjikisht në një aksident komunikacioni.
Ata janë aksidentuar të dielën rreth orës 16:00 në fshatin Koshare.
Viktimat që pësuan në këtë aksident janë Naim Ramadani 39-vjeçar – drejtues i automjetit, Xhevrije Ramadani 60-vjeçare (nëna e Naimit), Sabrije Ramadani 32-vjeçare (gruaja e Naimit) dhe Y.R. 12-vjeçar (djali i Naimit).
Në varrim përveç familjareve e miqve kanë marrë pjesë edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dhe kryetari i Shtimes Naim Ismaili.
Po ashtu në varrim përveç familjarëve e miqve janë edhe nxënës të shkollave, bashkëmoshatar të 12 vjeçarit që ishte njëri nga viktimat e aksidentit.