Në varre u gjetën stoli bronzi, të përfaqësuara nga gjilpërat, tokëzat, byzylykë dore, byzylykë këmbë, gjerdanë rruazash qelibari, armë bronzi të përbëra nga shpatat, kamat e thikat. Varrezat i takojnë periudhës së Bronzit të Vonë të shekujve XIV – XIII para Krishtit, kohës kur Dardanët njëri nder fiset më të mëdha ilire, tashmë etnikisht të formuar, në arenën historike përmenden si pjesëmarrës në Betejën e Kadeshit, me 1286, në anën e mbretit hetit Muvatalit, kundër faraonit Ramzesit të Dytë. Stolitë dhe armët janë dërguar në Beograd së bashku më thesarin arkeologjikë dhe etnografike të Muzeut të Kosovës. Varreza dëshmon gjithashtu që në Bronzin e Vonë në Dardani ishte formuar një aristokraci fisnore e cila bënte tregti më Miknën e largët prej nga vinin armët dhe me Baltikun prej nga vinte qelibari.
Në fshatin Gllarevë të Komunës së Klinës gjatë viteve 1985 – 1986 janë zbuluar dy varreza dardane, varreza e parë e emëruar Gllareva I dhe varreza e dytë e emëruar Gllareva II. Varreza Gllareva I ndodhej në kufi më fshatin Rigjevë, pranë magjistrales Prishtinë – Pejë, ndërsa varreza Gllareva II ndodhet rreth tri kilometra në veriperëndim të varrezës I midis fshatrave Gllarevë dhe Dobërdol. Të dyja varrezat janë më vlera të jashtëzakonshme për njohën e kulturës lëndore dhe shpirtërore të dardanëve gjatë epokës së bronzit të vonë.
Shkas i gërmimeve arkeologjike u bë zbulimi i rastësishëm i një varri të luftëtarit dardan në vitin 1973, kur po ndërtohej rruga magjistrale Prishtinë – Pejë. Më atë rast në varr u gjeten armë bronzi të tipit Mikenas, të përbëra nga një shpatë, maja e këllëfit të një shpate, një thikë dhe një kamë, të gjitha të periudhës së Bronzit të Vonë të shekullit XIV – XIII para Krishtit.
Në varrezën Gllareva I u zbuluan edhe tridhjetë e nëntë varre, kurse në varrezën Gllareva II u zbuluan gjithsej nëntë varre. Më përjashtim të tri varreve më djegie, të zbuluara në varrezën Gllareva II, të gjitha varret tjera i takojnë ritit më vendosje të trupit. Varret më trup vënie kanë qenë të ndërtuara në gropa dheu më gurë të venë shtrëngueshëm pranë njeri tjetrit, në formë arke. Ndërsa varret me djegie kanë qenë të vendosura në enë të qeramikës – urna. Vetëm një urnë u gjete e vendosur mbi një konstruksion rrethor gurësh.
Në varre u gjetën stoli bronzi, të përfaqësuara nga gjilpërat, tokëzat, byzylykë dore, byzylykë këmbë, gjerdanë rruazash qelibari, armë bronzi të përbëra nga shpatat, kamat e thikat. Varrezat i takojnë periudhës së Bronzit të Vonë të shekujve XIV – XIII para Krishtit, kohës kur Dardanët njëri nder fiset më të mëdha ilire, tashmë etnikisht të formuar, në arenën historike përmenden si pjesëmarrës në Betejën e Kadeshit, me 1286, në anën e mbretit hetit Muvatalit, kundër faraonit Ramzesit të Dytë. Stolitë dhe armët janë dërguar në Beograd së bashku më thesarin arkeologjikë dhe etnografike të Muzeut të Kosovës. Varreza dëshmon gjithashtu që në Bronzin e Vonë në Dardani ishte formuar një aristokraci fisnore e cila bënte tregti më Miknën e largët prej nga vinin armët dhe me Baltikun prej nga vinte qelibari.
Haxhi Mehmetaj – Arkeolog