Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha ka udhëtuar sot nga Franca për Tiranë ku do t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës për ndeshjen ndaj Sllovenisë e cila luhet të dielën.
Njoftimin e ka bërë vet Berisha përmes “Instagramit” ku ka postuar një fotografi nga airoplani me destinacinon Tiranën.
Berisha që mungoi në sfidën e djeshme në miqësoren ndaj Shqipërisë, do të jetë ë dispozicion të trajnerit te Kosovës për këto dy ndeshje.
Mesfushori prishtinas mungoi në atë ndeshje për shkak të një lëndimi të vogël çka ishte i detyruar t’i bëjë disa seanca trapeutike, për të qenë gati për ndeshjen ndaj Sllovenisë që luhet të dielën në Lubjanë në kuadër të Ligës së Kombeve