Valon Berisha nuk do të jetë pjesë e Lazios në stinorin pranveror.
Mesfushori i Kosovës do të huazohet nga klubi Italian në Bundesligën gjermane.
Sipas mediumit Italian të afërt me Lazion “sololazio.it”, Berisha do të huazohet tek Fortuna e Dusseldorfit.
Berisha do të largohet me shpresën se do të kthehet me më shumë vetëbesim, shkruan mediumi italian.
Valoni është përdorur shumë pak nga Philipe Inzagi gjatë këtij edicioni, për çka largimi i tij është i pashmangshëm.
Kujtojmë që Dusseldorfi po lufton për mbijetesë në Bundesligë./Klinainfo/