Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për arrestimin e personit të njohur si “Princ Valentino Corleone”, pas mesnatës së 21 marsit.
Sinjali mëson se Vali Corleone u arrestua pasi u denoncua në Polici nga prindërit e tij. Rastin e ka denoncuar babai i tij, i cili ka deklaruar se i biri e ka kanosur me thikë, në shtëpinë e tyre, në Gjilan.
Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, i njëjti dyshohet se në vazhdimësi iu ka shkaktuar dhunë në familje dhe i ka kanosur prindërit.
“I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës , ai është intervistuar në bazë të procedurave ligjore . Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë . Rasti i referohet PTh.”