Lëvizja Vetëvendosje po tregon mobilizim në prag të zgjedhjeve parlamentare të 14 Shkurtit.
Kandidati për deputet nga Istogu, Valdet Januzaj, i cili është pjesë e listës së VV-së, po gjen mbështetje nga qytetarët.
Ai sot u takua me banorët e fshatit Volljakë të Klinës, derisa prezantoi programin e partisë, e cila sipas tij pritet të jetë fituese.
Vizioni i tij u mbështet tek të pranishmit,të cilët u shprehën optimist se me qeverisjen e VV-së, Kosova do të jetë e sigurt.