Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, efektivët e DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në vendin e quajtur ‘Shkëmbi i Muçës’, njësia Adiministrative Martanesh, Bulqizë, kanë gjetur të kultivuara 324 fidanë të dyshuar canabis sativa. I dyshuari për mbjelljen e kanabisit është kryeplaku i fshatit Ballenjë.
“Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit :
M. M. 61 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Ballenjë.
N. D., 63 vjeç, me detyrë specialist-roje mjedisi, të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim Detyre” thuhet në njoftimin e Policisë Shqiptare.