Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar femër dje gjatë orës 16:30, raporton Gazeta Express.
Sipas njoftimit të policisë, e dyshuara pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.
Nuk raportohet për të lënduar, derisa, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.