Agnesa Racaj, vajza e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shpend Racaj, sot i ka bërë një dhuratë kryetarit të OVL UÇK-së në Klinë, z.Hajdin Balaj.
Agnesa, i ka dhuruar Balajt temën e saj me të cilën ka diplomuar, e ku si temë ka trajtuar Mirëqenien Psiko – Sociale të Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Balaj ka falënderuar Agnesën, derisa i ka uruar asaj suksese në karrierën e mëtejme.
“Të rinjtë si Agnesa, janë krenari për vendin tonë. Agnesa ka bërë një punë të madhe, duke u marrë me një çështje të ndjeshme e shumë të nevojshmë për veteranët e UÇK-së”, ka thënë Balaj./Klina info/