Vajza e Gani Gecit, e cila ka tërhequr nënshkrimin për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka skandalizuar duke përmendur aktakuzën e Speciales ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, në të cilën përmenden vrasje politike.
Geci e ka marrë si të mirëqenë këtë aktakuzë, pavarësisht se për të s’ka ndonjë vendim të gjykatës.“Tani do t’iu tregoj se as s’jemi të dobët as s’kemi frikë.
Tani e di saktë, se ish-kryetarët janë të dyshuar për vrasje politike nga një aktakuzë publike”Fjala asaj i është ndalur nga kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci, mirëpo që ajo insistonte vazhdimisht ta vazhdonte atë.