Arbenita, vajza e Afrim Bunjakut, ka thënë se për familjen Bunjaku asgjë nuk e zë vendin e heroit të Kosovës që ra në detyrë vitin e kaluar më 24 shtator.
Në akademinë përkujtimore të babait të saj, ajo ka theksuar se amanet për familjen Bunjaku janë përkushtimi dhe dashuria për atdhe.
“Është e vështirë t’i imagjinosh ëndrrat e fëmijës kur i mungon krahu më i fortë që është babai e vështirë të vazhdohet jeta pa praninë e tij. Krenaria që kemi për babanë na bënë të vazhdojmë për para”.
“Duke kujtuar që u bë hero për vendin tonë ku dashuria dhe përkushtimi për atdheun janë amanet për ne”, ka thënë Arbenita.
“Një vit pa ty babi, mungesë që asgjë nuk e mbush boshllëkun që ke lënë brenda nesh, ishte dhe do të mbetesh krenaria e familjes dhe shtetit tonë”, ka thënë ajo.