Vajza a kameramanit kosovar në gjendje të rëndë, kërkohet ndihmë për shërimin e saj

Kërkesë për Ndihmë Urgjente!

Sot, më shumë se kurrë, kam nevojë për përkrahjen tuaj.

Vajza ime, UNA, ndodhet aktualisht në Beograd, në Spitalin “Majka i Dete”, ku është duke marrë trajtim intensiv për një diagnozë shumë të rëndë – semundjen HUS (Hemolytic Uremic Syndrome).

Gjendja e saj është ende e paqëndrueshme dhe, për këtë arsye, nuk mund të parashikohet ende koha dhe shuma e plotë që do t’i nevojitet për shërim.

Në këtë moment të vështirë, çdo kontribut do të ishte një mbështetje e madhe për UNA-n. Çdo ndihmë është e çmuar, dhe asnjëherë nuk mund të jem mjaftueshëm mirënjohës për përkrahjen që mund të ofroni.

NLB – Bank
Iban-: XK05 1701003028359905
Laurat Gashi